News
Panairi ndërkombëtar në Tiranë
23th November 2016
Ne jemi duke ju informuar se kompania jonë do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë në Tiranë. Ngjarja po mbahet nga 24-28 nëntor 2016 në Pallatin e Kongreseve Tiranë, Tirane...
New Web Site of "MLADOST" Group
17th June 2011
Dear visitors, as a part of our promotional activities aiming to better presentation of our production programme, a new web presentation of the "MLADOST" group is set.
Sponsor of RTS Race
20th May 2011
At the ceremony in a Belgrade Hotel, the Majestic, it was made official that this year's RTS Race through Serbia ran a record number of participants in 149 municipalities and cities of our country....

RRETH NESH
Argjila jonë
Në Fabrikat tona përdoret argjila e cilësis shumë të lartë e cila ka qenë pjesë e studimeve të institutit për hulumtimin e materialeve ndërtimore në Beograd.
Certifikata e punimit shkencorë
"VLERËSIMI I CILËSISË TË LËNDËVE TË PARA NGA JUGU I SËRBIS"
Dr Zagorka Radojeviq. ing.e dip, Milica Arsenoviq, ing,e dip, teknolog., Milosh Vasiq, ing I dip, teknolog.
Në punë janë treguar rezultatet e kërkimeve të kualitetit të tre llojeve të lëndëve të para nga jugu I sërbis: Leskovc, Vllasotinc, dhe në Malla Pllanë. Studimet kanë përfshirë karakteristikat kimike, mineralogjike, granullometrike dhe qeramiko-teknologjike të mostrave representative nga vendet e cekura më pare. Në punë jenë dhën vlerësimet e silësis së lëndëve të para,efikasitetit të energjisë dhe parametrave ekologjike.
HYRJE
Lëndët e para për prodhimin e produkteve tona janë argjila, rëra uji etj.Studimet gjeologjike dhe analizat e lëndëve të para në sërbi kryhen në mënyrë unike. Këto studime kryhen me rregullat dhe metodat në fuqi, të cilat sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për kualitetin dhe sasin e lëndëve të para me anë të cilave vendoset mënyra e eksploatimit.
Nuk egziston material ndërtimor I cili mundë të zëvendësoj prodhimet prej argjile në kuptimin e fuqisë, porozitetit, aftësis izoluese, qëndrueshmëris, sigurinë kundër zjarrit, rezistencës ndaj erozionit dhe korrozionit, forma stabile mundësojn arritjen e shumëllojshmëris në ndërtim. Përveç këtyre karakteristikave pozitive të këtij materiali ndërtimor, në prodhimin dhe përdorimin e materialeve ndërtimore të produkteve tona paraqitet nevoja gjithnjë e më urgjente për të ruajtur mjedisin tonë e me kët, kushteve të jetesës,punës dhe shëndetit tone.
Jugu I Sërbis ka të zhvilluar prodhimin e materialeve ndërtimore dhe shumëllojshmërin e tyre. Në repartet e prodhimit të "Mlladost" d.o.o Leskovc, "Mlladost-Rad" d.o.o. Vllasotincë, dhe "Mlladost-TMP"-Malla Pllana, janë në përdorim linjat bashkëkohore moderne të automatizuara. Puna e tyre bazohet në kualitetin e argjilës vendore. Në punë janë vlerësuar lëndët e para në bazë të kualitetit të produkteve, efikasitetit të energjisë dhe parametrave mjedisore.
KUALITETI I PRODUKTEVE
Në bazë analizave dhe rezultateve të lëndëve të para nga Jugu I sërbis mund të konkludohet se me prodhimin modern të produkteve bëhen:
- Gamë e gjerë të produkteve nga argjila (tjegulla, tulla dhe blloka produkteve për muratime të brendshme, elementeve për tavane, produkteve poroze nga argjila dhe të tjera.
- Produkte të cilësisë së lartë,estetike me ngjyrë të kuqe intensive,
- Produkte pa defekte ndaj efekteve të kripës dhe defekteve nga gëlqera,
- Produkte me cilësi të lartë mekanike (forcës së shtypjes dhe përkuljes)
- Produkte që ofrojnë rezistencë të madhe nga zjarri dhe veti të shkëlqyera termike dhe akustike të objekteve
Ngjyra e produkteve nga argjila në parim varet nga përbërja mineralogjike të lëndëve të para, temperature dhe kushteve të pjekjes. Ndikim dominues në ngjyrën e produkteve është përbërja e hekurit. Lëndët e para përmbajn hekur kryesisht në formën e mineraleve nga grupi i hidroksideve (getit, limonite). Në procesin e pjekjes hidroksidi i hekurit transformohet në hematit, i cili i jep ngjyrën e kuqe trupit keramik. Nga rezultatet e testimeve është konstatuar se ngjyra e produkteve të pjekura është e kuqe intensive.
Përmbajtja e ulët ose mungesa e karbonateve tregojnë mungesën e efekteve të dëmshme të gëlqerës në produktet e pjekura.
Karakteristikat mekanike të produkteve të pjekur janë të larta.
EFIKASITETI I ENERGJISË
Rezultatet e testimeve të karakteristikave keramiko-teknologjike tregojnë se temperaturat e kërkuara të pjekjes janë relativisht të ulëta, 830-9000C. Temperatura e ulët e pjekjes në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon shpenzimin e energjisë në procesin e pjekjesë dhe rrit efikasitetin e energjisë në procesë. Për krahasim, temperaturat që zakonisht nevojiten për pjekjen e produkteve ndërtimore në fabrikat e tullave në Sërbi është në intervalin 950-10500C.
Plasticiteti I mire I mostrave të testuara mundëson prodhimin e materialeve ndëtimore me mure më të holla të produkteve, peshë më të vogël që redukton konsumin e lëndëve të para dhe konsumin e energjisë për njësi të madhësisë normale.
ASPEKTI EKOLOGJIKЁ
Eliminimi i ndotjes së mjedisit janë prezente në proceset bashkëkohore të prodhimit. Prodhimi i materialeve ndërtimore lejon aplikimin e mbeturinave të materialeve. Me lëndët e para të testuara mundet të bëhet përzierja e mbeturinave të materialeve, me projektimin e përzierjeve optimale për lloje të caktuara të produkteve.
Emetimet e gazërave në procesin e pjekjesë bëhen nga djegia e karburanteve dhe lëndëve të para. Kështu lajmërohen HF, SO3, SO2, HCl, CO2 etj. Kjo çështje kërkon studime serioze të emetimeve të gazërave në përgjithsi dhe masat e nevojshme.
Megjithatë, në bazë të rezultateve të testimeve të përbërjes kimike të lëndëve të para nga Jugu I Sërbis nuk ka kushte për emetime të mëdha, sepse përmbajtja e përbërësve që lëshojnë gazra të dëmshme në procesin e pjekjes janë minimale ose nuk ka. Edhe përmbajtja e karbonateve në lëndët e para është i ulët, dhe pothuajse nuk ka emetimet të CO2 që vijnë nga lëndët e para.
PËRFUNDIM
Lëndët e para nga jugu I sërbis që përfaqësojn mostrat e testuara, paraqesin një bazë e rëndësishme të lëndëve të para për prodhimin e asortimenteve të ndryshme të produkteve, me karakteristika te larta estetike dhe fiziko-mekanike. Vetitë e lëndëve të para mundësojn kursim në energji dhe prodhimi efikas në repartet bashkëkohore. Lëndët e para mund të konsiderohen kualitative dhe përmbushin të gjitha kërkesat e rrepta ekologjike.


